Zgjedhje të brendshme në PS, flet Blendi Klosi: Duam të përmirësohemi, synimi jonë të fitojmë më thellë

17/03/2024 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS.

Ai u shpreh se në 12 maj Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje të brendshme për kryetaret e PS në bashkitë e vendit, duke pohuar se kjo është një mënyrë riorganizimi për të shkuar fituar më shumë mandate në zgjedhje e ardhme.

Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë. PS  është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi”, u shpreh ai.

 

Top Channel