VIDEO/ Napoli ndal Interin në kampionat, një “ish” ndëshkon zikaltrit

17/03/2024 22:51

Eliminimi nga Champions League ka lënë pasoja te Interi, të paktën në aspektin fizik, teksa pas 120 minutave të hidhura në Madrid, zikaltrit nuk shkuan përtej barazimit 1-1 me Napolin në “San Siro”.

Tifozeria zikaltër i dhuroi një mirëseardhje perfekte skuadrës, si për t’i treguar se janë gjithmonë aty për t’i mbështetur pavarësisht eliminimit dhe Inzaghi në fushë i besoi formacionit të Madridit, me ndryshimet e vetme, që Acerbi e Darmian luanin nga fillimi në vendi ne De Vrij dhe Dumfries.

Pas minutash ët tëra të balancuara, ishte Darmian ai që shënoi golin e avantazhit për Interin, duke e çuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa në minutën e 82-të Napoli shënoi golin ebarazimit me anë të një ish-i si braziliani Juan Jesus, që u gjend në vendin e duhur pas zhvillimeve të një këndoreje për të dërguar topin në rrjetë.

Barazim 1-1, i pari i Interit për vitin 2024, që gjithsesi lë zikaltrit në krye të renditjes me 76 pikë, 14 më shumë se Milani ndjekës, teksa për të thyer rekordin e pikëve, skuadrës së Inzaghit do t’i duhet perfeksioni deri në fund të sezonit.

Nga ana tjetër Napoli humb sërish terren në garën për një vend në zonën Champions, pasi Roma e Bologna vijojnë të fitojnë dhe të shkëputen gjithnjë e më shumë.

                                                                                     Inter – Napoli 1-1

81′ – Goool. Napoli gjen barazimin me anë të ish-mbrojtësit të Interit, Juan Jesus…

43′ – Gooool. Mateo Darmian zhbllokon sfidën mes Interit dhe Napolit. Aksion i gjatë dhe i bukur i zikaltërve, me Bastonin që shërben saktë për Darmian, i cili dërgon topin në rrjetë…

13′ – Bën mrekullinë Meret me dy pritje të njëpasnjëshme.

Top Channel