VIDEO/ Dy gola për tri minuta, Liverpooli “bën ligjin” në “Old Trafford”

17/03/2024 17:54

Manchester United-Liverpool është çerekfinalja e fundit e FA Cup. Klasikja e futbollit anglez po transmetohet live në SuperSport 2.

Manchester City, Coventry dhe Chelsea janë tri skuadrat e para gjysmëfinale të kompeticionit aq të dashur për tifozët anglezë.

45+2′ Vjen përmbysja e Liverpoolit me anë të Momo Salah.

44′ Mac Allister mposht Andre Onanën, duke barazuar rezultatin në “Old Trafford”.

38′ Anulohet goli i Wataru Endo për pozicion të parregullt të Momo Salah. 

36′ Provon Luis Diaz, grushton portieri Onana.

35′ Mundësi e mirë për McTominay për të shënuar të dytin personal, por skocezi nuk arrin të festojë sërish.

10′ United në avantazh falë golit të Scott McTominay.

9′ Goditje fluturimthi i Momo Salah, topi del jashtë.

Top Channel