Në Berat shtohen turistët! Operatorët vendas përgatiten për një numër më të madh vizitorësh me ardhjen e pranverës

17/03/2024 19:46

Operatorët turistikë të Beratit tregojnë se këtë vit presin shumë më tepër turistë, nisur nga prenotimet.

Operatorët turistikë të Beratit tregojnë se këtë vit presin shumë më tepër turistë, nisur nga prenotimet. Në Berat ka vizitorë në çdo stinë, por me ardhjen e pranverës vizitorët po shtohen.

Soni Ismaili, udhërrëfyes turistik, shprehet se pritet të ketë një rritje deri në 20 përqind të turistëve dhe do jeteë një vit i suksesshëm.

Zonat më të vizituara në këtë qytet janë lagjet muzeale, por edhe natyra e Bogovës, kanionet e thella, mali i Tomorrit dhe Shpiragu ku gjithmonë gjen të huaj që bëjnë Haiking

“Si profesion jam arkitekte dhe unë i dua këto qytete. Impakti i parë mbi Shqipërinë ishte Tirana, ku pash një qytet që po zhvillohej dhe vura re një kulturë tjetër nga vendet e tjera të Ballkanit”, tha një turiste.

Top Channel