Dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Rahovec. Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në komunikatë.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në  vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, Policia thotë se “dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e  asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk nga një prizë elektrike”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA