“Terrorizmi dhe agresioni, kërcënime në rritje në rajon”, Kurti: I domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike

16/03/2024 14:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmjen e djeshme mori pjesë në një pritje të organizuar nga ambasada e Irlandës në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit të kryeministrisë, bëhet me dije se Kurti ka mbajtur fjalën e tij në ceremoni ku ka nënvizoi se Irlanda ishte ndër vendet e para që e njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa foli gjithashtu edhe format e terrorizmit dhe agresionit në rajon duke i konsideruar si kërcënime në rritje.

Kurti theksoi se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euro-atlantike është më i rëndësishëm se kurrë më parë për sigurinë e rajonit.

“Në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”-u shpreh Kurti.

Në fund kryeministri i Kosovës shprehu mirënjohjen për kryeministrin irlandez Varadkar për mbështetjen e tij të zëshme në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA