Sekuestrohen 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë, pranga 27 vjeçarit! Ja sa planifikonte t’i shiste monedhat
16/03/2024 11:00
Policia e hetimit të krimeve ekonomike në Kosovë ka sekuestruar 10 mijë euro të falsifikuara, konkretisht monedha ‘2 euro’.
Në pranga ka rënë një 27 vjeçar i cili kishte ofruar të shiste 5 mijë monedha nga 2 euro me çmimin 6 mijë euro.
Paratë e falsifikuara u gjetën gjatë kontrollit të bërë në veturën e tij ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë monedha ‘2 euro’, 3 kartëmonedha nga 20 euro, po ashtu të falsifikuara dhe një telefon celular.
Top Channel