Vuçiç takohet me Lajçak, i ankohet për situatë “të padurueshme” të serbëve në Kosovë: Ndërkombëtarët të angazhohen konkretisht

15/03/2024 20:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim të bërë në instagram, Vuçiç shkruan se gjatë takimit e ka informuar Lajçakun për situatën e serbëve në Kosovë, të cilën presidenti serb e ka cilësuar si “të padurueshme”. Më tej ai i bën thirrje ndërkombëtarëve të angazhohen për popullin serb në Kosovë.

“Kam biseduar me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe kushtet e padurueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë e Metohi dhe për stabilitetin rajonal”- shkruan Vuçiç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA