
Vështirë të shikoni një ish-zyrtarë të lartë duke marrë direkt para ‘cash’.
Skema e përfitimeve monetare prej funksionarëve të korruptuar është përsosur, jo vetëm për të humbur gjurmët e të ardhurave të paligjshme, por gjithashtu edhe për ti investuar ato përmes pastrimit të parave. Duke mbajtur në konsideratë hetimin gjatë një viti të 33 ish zyrtarëve , Altin Dumani tregoi se rrugën që përshkojnë paratë derisa mbërrijnë në xhepat e të korruptuarve. Skema u përshkrua para 11 anëtarëve të KLP dhe nën vëmendjen e shtuar të ndërkombëtarëve
Kryeprokurori i SPAK ngriti shqetësimin për tej zgjatjen e seancave paraprake ndonëse ligji parashikon gjykimin brenda një muaji. Po ashtu edhe të dështimit të ligjit të ri mbi gjykimin e shkurtuar. Në këtë pikë si faktor të mbartjes së dosjeve shtoi edhe dosjet e korrupsionit për të cilat pritet përgjigje nga partnerët.
Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ripërsëriti nevojën për ndërhyje në ligj mbi mandatin nëntë vjeçar të prokurorëve të posaçëm.
“Kërkojnë të drejtën për rikandidim jo për riemërim”, thotë kreu i SPAK.
Por me një SPAK që në analizën vjetore të radhës konsideron se presionet janë të vazhdimësi si nga politika si nga krimi, prokurorët e posaçëm vërejnë se denoncimet më të shumta I kryen qytetarët dhe shoqëria civile. Fare pak kallëzime u referuan nga institucionet. Altin Dumani bëri thirrje për bashkëpunim.
Dy mes 22 pyetjeve të anëtareve ra në sy interesimi i KLP për performancën e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Ka policë që janë ndëshkuar por ka djem dhe vajza punëtore”, shprehet Dumani.
Mbas Altin Dumanit, pritet që në Këshillin e lartë të Prokurorisë të numërojë rezultatet dhe sfidat e prokurorëve edhe prokurori i përgjithshëm.
Top Channel