Gëzim Kame rikthehet në teatër/ “Biznesmeni”, premiera e shfaqjes më 22 Mars në ArTurbina

15/03/2024 15:51

Gëzim Kame rikthehet në Teatër, me premierën absolute të shfaqjes Biznesmeni prej 22 marsin në skenën e ArTurbina.

Vepra e shkruar nga Viktor Zhusti ka në qendër gjyqin e supozuar të një biznesmeni, duke i bërë skanerin biznesit shqiptar ndër vite.

Një shfaqe që ve përballë traditën me të renë, që nga kasti e deri tek koncepti. Regjisori thekson se kjo ndarje mes brezash në vendin tonë është shumë e theksuar. Interpretojnë Genti Kame, Viktor Zhusti, Ahmet Pasha, Myzafer Zifla, Gent Ferra, Nada Saliasi dhe Igli Zarka.

Regjisori Kame theksoi edhe njëherë rëndësinë e një skene të mirëfilltë të Teatrit Kombëtar dhe domosdoshmërinë e teatrove private, të cilat janë inekzistentë. Nga ana tjetër teatri privat Kame ka një mbi një vit që është mbyllur për shkak të vështirësive financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA