Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë, në oborrin e banesës.

Në lidhje me ekzekutimin, uniformat blu njoftojnë se autorët janë ende të paidentifikuar.

Ndër të tjera shtojnë se po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA