Ekzekutimi i Gentian Bejtjas! Ish-polici i burgjeve shënjestër i atentateve të përsëritura/ Pak muaj më parë iu vra kunati dhe plagosën fëmijët

15/03/2024 17:09

Gentjan Bejtja u ekzekutua ditën e sotme në oborrin e banesës së tij, teksa ish-polici i burgjeve ka qenë disa herë shënjestra e atentateve.

Në korrik të vitit të kaluar ai ishte objektivi i atentatit në Krujë, ku pa jetë mbeti kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe të plagosur mbetën fëmijët.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Bejtja i shpëton një atentati të orkestruar enkas për të.

Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.

Janarin e 2022 Bejtja ishte gjithashtu objektiv i një atentati në Fushë Krujë. 9 janarin e 2022 ai po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën, kur drejt automjetit të tyre u qëllua me armë. Bejtja mori plagë në krah dhe si pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Bejtja dyshohej edhe si autori i vjedhjes së automjetit me të cilin u bë vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Por së bashku me Enver Stafukën, Bejtja mori pafajësinë nga Gjykata e Durrësit, për mungesë provash si autorë të vjedhjes së mjetit të përdorur në vrasjen e komisarit në Tiranë në vitin 2013.

15 muaj pas këtij vendimi të Gjykatës dhe dy vjet pas vrasjes së Lamajt, në shkurt të 2015-s, Stafuka u rrëmbye nga persona të paidentifikuar dhe ngjarja mbetet ende e pazbardhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA