Ndalimi i dinarit, Escobar në Kosovë: Komuniteti serb është prekur. Qeveria përgjegjëse për kushtet e sigurisë

14/03/2024 15:02

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit në Pejë, deklaroi se komuniteti serb është prekur nga rregullorja për ndalimin e dinarit.

Escobar gjatë vizitës në Kosovë është takuar edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë dhe të rinj nga komuniteti shqiptar, serb e boshnjak në komunën e Pejës. Sipas tij qytetarët serbë në Kosovë po ndikohen shumë dhe po vuajnë nga vendimi për dinarin.

“E vizitova qytetin e Pejës për të parë nga afër se si vendimi për dinarit po ndikon te qytetarët. Desha të vij në këtë qytet, për të dëgjuar nga dora e parë e qytetarëve se si po ndikohen nga vendimi i BQK-së. Është e vështirë t’i dëgjosh këto histori dhe mos të prekësh. Komuniteti këtu po vuan me të vërtetë. Ka njerëz që po përballen me problem të vërteta, për shkak të mungesës së mundësive që të marrin pensionet”, tha deklaroi ai.

Pak orë para takimit me kryeministrin Albin Kurti, Escobar vijoi më tej duke thënë se dëshiron që të punojë me Qeverinë e Kosovës për të gjetur një zgjidhje urgjente.

Top Channel