Lule, ballokume dhe muzikë/ Qindra qytetarë u bashkohen aktiviteteve të Ditës së Verës në Tiranë (Pamjet)

14/03/2024 12:01

Dita e Verës është pritur me atmosferë festive, ku në Tiranë po organizohen një sërë aktivitetesh, ndërsa qytetarët kanë mbushur rrugët.

Moti favorizues me diell ka bërë që qytetarët të dalin të shijojnë momente të veçanta.

Ndërkohë në qendër të Sheshit Skënderbej është vendosur një tank, por ndryshe nga të tjerët mbi të janë pikturuar lule shumëngjyrëshe.

Qytetarët janë bërë kuriozë dhe janë afruar për ta parë nga afër tankun, teksa nuk nguruan të shkrepnin edhe fotografi.

Fëmijët janë ata që po e shijojnë më tepër ardhjen e pranverës, simbolikën e kësaj feste. Vogëlushët kanë rendur në zona të gjelbëruara duke luajtur me tollumbace në duar.

Ndërkohë gjatë pasdites së djeshme kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “X” se data 15 mars do të jetë ditë pushimi për administratën shtetërore.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave, thotë Rama, do t’u japë mundësinë punonjësve të shtetit, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së Verës dhe fundjavës, pra të premten.

Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar konfirmon se shkollat publike dhe private do të jenë pushim.

FOTO GALERI
4/38

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA