Silvi, në një intervistë në “Ftesë në 5” pas eliminimit tregoi më shumë për pëlqimin që kishte për Erjolën dhe si u ndje kur gjërat nuk shkuan si do të dëshironte.
“Kisha një përshtypje se ishte gocë e mirë. Ishte shumë e mirë dhe kinge. Dhe aty brenda ishte në të njëjtën linjë. Kaq, nuk e dija se ishte bërë kaq e madhe jashtë. Nuk ishte qëllim në vetvete. Pashë që ishin hapur edhe faqe për ne. Por, e folëm dhe tha që dua ta vazhdoj. Kur shoh tani këto pamje, buzëqesh, kanë qenë momente të bukura”.
I pyetur për momentin më të vështirë gjatë qëndrimit në shtëpi, ish-konkurrenti tha se “ishte Prime, kur doli Fatjoni dhe më pas Erjola. Ishte e vështirë, pasi shumë gjëra nuk ishin ashtu sikurse unë i kisha perceptuar”.
Teksa sqaroi se me Sarën nuk ka pasur asnjë njohje, ai rrëfeu se tashmë ka nisur komunikimin me një vajzë.
“Para se të isha në Francë, dy vite më parë, isha duke u njohur me një gocë dhe për shkak të largësisë, nuk arritëm të krijonim gjë. Tani pa Big Brother më ka shkruar, më ka thënë se ishte fansja ime më e madhe. Jemi takuar, por nuk dua t’ia përmend emrin”.
Top Channel