Ngërçi i ri i krijuar mes Prishtinës dhe Beogradit për shkak të bllokimit të dinarit serb në Kosovë, kërkon zgjidhje kompromisi sipas Ivan Vejvodës, nga Instituti për Shkencat Humane në Vjenë.

Trysnia e bashkësisë ndërkombëtare mbi Kosovën është e justifikueshme, mendon ai, duke marrë parasysh faktin që vendimi për të ndaluar dinarin serb erdhi prej autoriteteve të saj. Vejvoda la të kuptohet për REL se Prishtina zyrtare duhet të konsultohet dhe t’i marrë parasysh këshillat e partnerëve ndërkombëtarë. “Qeveria e Kosovës mund të marrë çfarëdolloj vendimi që të dojë, por ajo nuk qëndron në një vakum, ndodhet në juglindje të Europës, me partnerë të cilët duan që ajo t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s”, thotë Vejvoda.

“Duhet të ketë kompromis”, shton ai. Secila nga palët si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zmbrapsen nga qëllimet maksimaliste. Në rastin konkret, përdorimi i dinarit nënkupton paga dhe pensione për njerëzit që jetojnë në veri. Lipset një tranzicion të lehtë – qoftë edhe një muaj, dy apo tre – në mënyrë që njerëzit të jenë të qetë, sepse bëhet fjalë për jetën e tyre të përditshme në njërën anë, por edhe për përpjekjet e Kosovës për ta ‘euronizuar’ edhe veriun në anën tjetër”, argumenton analisti. Ai preku dhe çështjen e tokës së Manastirit të Decanit, duke u shprehur se vonesat në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e Manastirit të Deçanit, nuk e kanë ndihmuar imazhit të Kosovës.

“Trysnia që është bërë mbi Qeverinë e kryeministrit Kurti, po jep tani rezultate, sepse të qenët kundër ka çuar, padyshim, në rrugë qorre”, thotë eksperti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA