25/11 18:32
Atmosfera e bukur festive në kryeqytet është ndjerë dhe nga banorët e “Big Brother VIP 3”, ndonëse ishin brenda shtëpisë.
Banorët patën mundësinë që të shohin në monitor pamje nga atmosfera festive në Tiranë, ndërsa nuk ka munguar entuziazmi i tyre. “U ca u bëka plako”, tha Romeo, ndërsa Heidi i cilësoi shumë të bukura festimet.
Ilnisa ishte banorja që i shijoi më shumë pamjet festive në kryeqytet, e cila dukej e emocionuar dhe e lumtur duke parë eventet e shumta të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa kryebashkiaku po jepte një intervistë, ajo duartrokiste emocionuar: “Bravo Lali”.
Në fund, nuk munguan duartrokitjet e banorëve të “Big Brother VIP”.
Top Channel