“Vuçiç i frikësohet një hetimi ndërkombëtar”/ Pse po përsëritën zgjedhjet në Beograd? Procesi, pa ndryshime të kushteve

13/03/2024 08:02

Shpallet zhvillimi i zgjedhjeve të përsëritura në Beograd më 2 qershor 2024. Fakti që presidenti i Serbisë duhej të merrte një vendim për këtë, mund të mjaftojë për të shpjeguar pse po përsëritën zgjedhjet.

Zgjedhjet e përsëritura në kryeqytetin e Serbisë do të mbahen më 2 qershor 2024 me vendim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Fakti që presidenti i Serbisë duhej të merrte një vendim për këtë, mund të mjaftojë për të shpjeguar pse po përsëritën zgjedhjet.

Në momentin e parë u duk se autoritetet do ta vononin vendimin, sepse ideja e tyre fillestare ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fund të prillit ose në fillim të majit, gjë që opozita e kundërshtoi. Argumentet e opozitës ishin se kishte shumë pak kohë për të përmbushur rekomandimet e ODIHR-it për përmirësimin e gjendjes dhe dukej se do të kishte një luftë të ashpër për këtë, por për habinë e të gjithëve, Vuçiçi e shkurtoi këtë debat dhe caktoi datën 2 qershor për zgjedhje.

Vuçiq zgjedh koncesionet

I përballur me presionin e brendshëm dhe të jashtëm, Aleksandar Vuçiç vendosi për këtë datë sepse “duket se duhej të bënte disa lëshime”, vlerëson për DW analisti politik, Dragomir Angjelkoviç.

Aleksandar Vuçiç ka frikë nga një hetim ndërkombëtar. Presidenti i Serbisë e di se rekomandimet e Parlamentit Evropian mund të kthehen lehtësisht në vendime të Komisionit Evropian për të nisur një hetim serioz evropian. Vuçiç i frikësohet këtij hetimi, sepse do të tregonte se sa i korruptuar është sistemi në Serbi dhe deri në çfarë mase zgjedhjet janë të manipuluara. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të bëjë një lëshim për datën në mënyrë që të përpiqet të shmangë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së”, beson Angjelkoviç.

Shmangia e presionit shtesë

Arsyeja është padyshim presioni që ekziston dhe “Vuçiç tani po përpiqet të ikë me sa më pak dëme të vetëvetes”, tha për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike.

“Data është diçka ku ai mendon se mund të bëjë lëshime.” Nëse ai do t’i qëndronte faktit që zgjedhjet të mbahen gjatë festave të prillit dhe majit, do të kishte hapur pashmangshmërisht historinë e bojkotit të zgjedhjeve, e do të hapej debati edhe për vetë arsyen e zgjedhjeve. Me këtë vendim ai parandaloi disa presione shtesë ndaj qeverisë së tij”, vlerëson Popoviç.

Zgjedhjet në fillim të qershorit praktikisht lënë më shumë kohë për përmirësimin e kushteve zgjedhore dhe përmbushjen e rekomandimeve të organizatave evropiane. Por, siç vëren Dragomir Angjelkoviç, “nëse kjo do të ndodhte, Vuçiç do të humbiste pushtetin dhe do të shpërbëhej sistemi në pushtet”.

“Prandaj, Vuçiç do të mundohet që disa gjëra t’i përmbush formalisht, por jo në thelb. Tani imagjinoni zgjedhje me trajtim të barabartë mediatik ose nëse qeveria ndalon të ndajë para për votuesit para zgjedhjeve. “Ai do të përpiqet t’i shmangë të gjitha këto për të bërë disa lëshime dytësore,” pret Angjelkoviç.

Nuk ka mundësi që këto rekomandime të përmbushen, sepse po të ishte kështu, zgjedhjet tashmë do të ishin të drejta dhe të rregullta, vëren Dragan Popoviç.

Çdo rekomandim i identifikuar nga ODIHR në thelb ka të bëjë me vullnetin politik të regjimit që të mos lejojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Ndaj edhe lëshimet minimale arrihen vetëm pas presionit të madh. Duke pasur parasysh se Vuçiç ende nuk është aq i dobët sa të bëjë lëshime të mëdha, mendoj se nuk ka asgjë të keqe të kemi kushte më të mira zgjedhore”, thotë drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.

Zgjedhjet tashmë jo legjitime?

Ditët e fundit mediat në Serbi kanë njoftuar se tashmë janë regjistruar votues në mënyrë ilegale për zgjedhjet në Beograd dhe se tashmë është e qartë se regjimi nuk do të heqë dorë nga të gjitha truket dhe manipulimet nga zgjedhjet e kaluara. Pushtimi i Beogradit u shpall prioritet kryesor në Partinë SNS, që shihet edhe nga angazhimi pothuajse i paprecedentë i aktivistëve partiakë nga partitë në pushtet.

Ata pretendojnë të fitojnë të paktën 50 për qind të votave. Disa drejtorë kanë vënë kompanitë publike në shërbim të fushatave të SNS. Përveç kësaj, prania e Vuçiqit në fushatën për zgjedhjet e Beogradit do të jetë tani ndoshta edhe më intensive se më parë.

“Vuçiq thjesht nuk është gati të humbasë pushtetin dhe sigurisht që do të vazhdojë të mashtrojë në zgjedhje”, thotë Dragomir Angjelkoviq. “Është po ashtu e qartë se kjo është shkelje e Kushtetutës. Pasi që nuk është më kryetar i SNS-së, Vuçiq nuk ka të drejtë të angazhohet në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se ne kemi një regjim personal, që nuk është në përputhje me vlerat demokratike”, thekson bashkëbiseduesi i DW.

Bojkoti nuk është zgjidhje

Sipas analistëve, bojkoti i zgjedhjeve nga opozita nuk do të ishte zgjidhja më e mirë.  “Nëse opozita do të fillonte protestat tani dhe do t’u bënte thirrje qytetarëve që të rezistonin në mënyrë pasive, mendoj se Vuçiç do të ishte në telashe të mëdha. Nëse dalin shumë njerëz në rrugë, ka shanse që Komisioni Evropian të reagojë. Prandaj Vuçiçi do të përpiqet të shmangë me manipulime acarimin e mëtejshëm të opozitës. Por opozita nuk duhet të pajtohet me këtë lojë”, beson Angjelkoviç.

Shikuar nga hapta e tanishëm, vështirë se do të ketë përmirësim seioz të kushteve. Ndaj shtrohet pyetja e hapave që duhet të ndjekë opozita, e ku bën pjesë edhe bojjkotimi eventual i zgjedhjeve. Dragan Popoviç mendon se bojkoti “asnjëherë nuk është zgjidhje e mirë”. Por ajo duhet të angazhohet për përmirësimin e kushteve zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA