Vrasja e shqiptarit në Frosinone/ Kryet autopsia për 27-vjeçarin, komuniteti paralajmëron marshim: Nuk duhet të kemi frikë!  

Vrasja e shqiptarit në Frosinone/ Kryet autopsia për 27-vjeçarin, komuniteti paralajmëron marshim: Nuk duhet të kemi frikë!  

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Kasem Kasmi në Frosinone të Italisë nga bashkëkombësi i tij Mikea Zaka, ka shkaktuar jo pak tronditje të opinionit.

Mediat italiane bëjnë me dije se të riut shqiptar i është kryer autopsia, ndërsa komuniteti në Frosinone ka paralajmëruar një marshim, nën logon “Nuk jemi indiferentë”. Marshimi do të mbahet në heshtje, në 15 mars, ku janë ftuar të gjithë qytetarët e zonës për të marrë pjesë.

“U qëllua për vdekje një djalë 27 vjeç. Në burg për vrasjen e tij ndodhet një i ri vetëm 23 vjeç. I pari quhej Kasmi Kasem, i dyti Mikea Zaka. Ngjarja ndodhi në Frosinone, në via Aldo Moro. Një pasdite e së shtunës në orën 19:00… Ndodhi pikërisht në qendër, mes fëmijëve në rrugë, mes karrocave. Lajmi nuk ka nevojë për shumë detaje. Ka frikë, shqetësim, për disa, mosbesim. Por mbi të gjitha ka reflektim. Frika nuk kalon duke harruar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin që është bërë në rrjetet sociale për këtë marshim.

Kujtojmë se shqiptari u vra pas një përplasjeje me armë me një tjetër grup nga Shqipëria, në një lokal në zonë, që në momentin e ngjarjes ka qenë i mbushur me klientë, që për fat të mirë të gjithë arritën t’i shpëtonin breshërive të plumbave.

Top Channel