Vettingu/ Nuk vërtetoi të ardhurat nga emigracioni dhe avokatia, KPK shkarkon gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj

13/03/2024 10:05

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Hektor Sinanaj.

Në përfundim të seancës dëgjimore dha shpjegimeve të dhëna nga Sinanaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vënë re një bilanc negativ në vlerë të madhe si dhe për konstatimet për konflikt interesi.

Sipas KPK, gjyqtari Hektor Sinanaj i Gjykatës së Vlorës nuk kishte arritur të vërtetonte të ardhurat nga emigracioni dhe avokatia, që shërbyen si burim për pasuritë e tij si dhe kishte shqyrtuar rreth 180 çështje me palë avokatë apo ekspertë që kishin marrë me qira pronat e tij.

Për pastërtinë e figurës, gjyqtari Sinanaj u vlerësua pozitivisht. Sinanaj pohoi para trupës gjykuese se megjithëse donte dhe dy vjet të dilte në pension, donte që edhe këtë periudhë t’ia kushtonte profesionit të tij dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Megjithatë KPK ka vendosur shkarkimin e tij.

Top Channel