Një 17-vjeçar është arrestuar pasi u kap me një sasi farash kanabisi në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, 17-vjeçarit nga Durrësi iu gjetën 4000 fara me qëllim shitjen e tyre.

17-vjeçarit Fatjan Çiça, dyshohet se farat i kishin ardhur nga jashtë vendit dhe udhëtoi me autobus nga Durrësi në Tiranë për t’i shitur 1.3 euro copa. Ai u arrestua menjëherë sa mbërriti në Tiranë, ndërkohë po hetohet për personat me të cilët ai ka komunikuar për t’i shitur.

17-vjeçari ishte nxënës në një nga gjimnazet e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel