Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta greke të falsifikuara, bien në pranga dy persona

13/03/2024 12:36

Dy shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta greke të falsifikuara janë arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Policia sekuestroi pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të dy personave me iniciale M.S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këto dy raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit turq:   M.S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel