Rama në Pogradec, inspekton përfundimin e punimeve për Pallatin e Sportit! Rikonstruksioni me vlerë 1 milionë euro u financua nga qeveria dhe bashkia

13/03/2024 15:36

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Pogradec ku inspektoi përfundimin e punimeve në Pallatin e Sportit.

Rikonstruksioni me vlerë 1 milionë euro i godinës, u financua nga qeveria dhe bashkia e Pogradecit.

Pasi përfundoi inspektimin, Rama pritet të ketë edhe takime me strukturat e partisë në Pogradec në kuadër të rienergjizimit të PS.

Top Channel