Përgatitjet për Ditën e Verës, trafik i rënduar në Elbasan! Qindra vizitorë mbërrijnë për të festuar, policia njofton për bllokimin e disa akseve rrugore

13/03/2024 13:27

Në prag të Ditës së Verës, është krijuar trafik i rënduar në qytetin e Elbasanit. Qindra vizitorë kanë mbërritur në qytet për të festuar.

Për të bërë të mundur mirëmbajtjen e festimeve, policia e Elbasanit ka njoftuar për akset rrugore e bllokuara për ditën e sotme dhe të nesërme.

Konkretisht sot nga ora 8.00 deri ne 13.00 do të jetë i bllokuar segmenti rrugës “A.Pasha”: nga stadiumi deri te kryqëzimi ‘1 Maji’. Ndërsa nga ora 13:00 e në vazhdim deri në përfundimin e aktiviteteve do të jetë i bllokuar segmenti rrugor “A.Pasha” nga Kristoforidhi deri tek kryqëzimi “1 maji”.

Nesër nga ora 8.00 deri ne 16.00 segmenti i rrugës “A.Pasha”, nga stadiumi deri te kryqezimi 1 Maji.

Top Channel