Ngjarja që tronditi Kosovën/ 14-vjeçarja dyshohet se u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy burra, gazetarja zbulon detajet
13/03/2024 15:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë të Kosovës, ku një 14 vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga dy persona, të identifikuar si Luan Foniqi 20 vjeç dhe Dashnim Xhaferi 37 vjeç.
Ajo kishte shkuar në Malishevë në një vizitë me familjen, por më pas ka humbur kontaktet me ta. Më pas e mitura është gjetur në një banesë me dy djem, të cilët dyshohet se e kanë përdhunuar.
Gazetarja në Arianita Zhegrova, duke folur në “Shqipëria Live”, tha se dy personat janë vënë në pranga, ndërsa e mitura është transportuar në spital për disa kontrolle mjekësore.
Top Channel