Ambasadori gjerman Karl Bergner ka reaguar pas dakordësimit të arritur ditën e djeshme mes opozitës dhe mazhorancës, për t’iu rikthyer normalitetit në Kuvend.
Në një deklaratë për mediet nga Korça, Bergner është shprehur shkurt se pavarësisht kënaqësisë për të parë rikthimin e Parlamentit në shinat e normalitetit, gjithçka mbetet për t’u parë në seancën e nesërme.
Duket se në kuvendin e Shqipërisë po kthehet qetësia pas protestës së opozitës, a kanë meritë ndërkombëtarët për kthimin në normalitet të Kuvendit?
Nuk besoj se është nevoja të theksoj që është një kënaqësi vërtet e madhe që ne shikojmë këto zhvillime të kohëve të fundit lidhur me parlamentin shqiptar e gjithsesi do të shikojmë nesër nëse parlamenti do ti rikthehet realisht aktivitetit të vet normal duke folur për përmbajtje pa qenë nevoja të bojkotohen seancat.
Gjithmonë e kemi theksuar në këto muaj të fundit që prej se në parlament ka nisur pra zhvillimet deri diku shqetësuese sikurse i keni konstatuar pra kemi theksuar që një parlament funksional është një kusht mjaft i rëndësishëm për një sistem demokratik edhe për procesit e integrimit të Shqipërisë në BE.
Për ne është kënaqësi të konstatojmë që këto bisedime që janë zhvilluar midis partive politike në Shqipëri tanimë të shpresojmë që do sjellin zhvillime pozitive sepse ne shpresojmë që ky lloj bashkimi i forcave politike të sjellë një dakordsi në tema të tjera të rëndësishme sikurse është reforma zgjedhore por edhe tema të tjera të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.
Sipas jush duke qenë se keni ndjekur dhe situatën e kodit zgjedhor, a mund të ketë zgjedhje pa pasur ndryshimet e rekomanduara në kod nga kushtetuesja? A ndikon kjo në rrugën e integrimit europian?
Kjo është një pyetje mjaft teorike sepse ne shpresojmë që të kemi një reformë të sistemit zgjedhor dhe unë nuk mund të jap që tani konkluzionet e mia për një reformë që nuk është përmbyllur ende.
Sikurse ju e dini ekziston një komision parlamentar për çështjen e reformës zgjedhore i cili ka afatin e vetë deri në datën 21 Mars, do paraqesë rezultatet e punës së tij përpara përpara parlamentit, përpara kuvendit dhe në momentin që do të merret vendimi në lidhje me këto rezultate atëherë mund të shprehemi.
A është momenti për të ndërhyrë në kushtetutë?
Sigurisht që deri më tani nuk kemi parë rekomandimet konkrete që ka marrë se nuk kemi mbërritur deri në atë pikë do e ndjekim me vëmendje këtë proces është sigurisht e qartë që ne kemi interes që procesi i reformës zgjedhore të jetë një proces sa më i gjerë të jetë i mundur duke përfshirë sa më shumë interesa ka edhe një set të gjerë rekomandimesh të OSBE lidhur me këtë proces pra është një proces që nr do vijojmë ta ndjekim në vazhdimësi.
Më lejoni ta them që qëllimi im ishte një vizitë për të parë qytetin e Korçës, rajonin e Korçës.
Top Channel