‘Ju lutem, kolegë deputetë, qytetarët kërkojnë të dëgjojnë buxhetin e tyre. Çfarë keni, pse nuk doni të flasim për rritjen e rrogave, për rritjen e pagave për 30 000 mësues, për tekstet falas për 231 000 nxënës, për mbështetjen financiare për 50 000 studentë? Ju bëj thirrje, të nderuar kolegë, me ftesën për t’i vijuar diskutimet për buxhetin, siç e meritojnë qytetarët. Zoti Noka, je i përjashtuar nga seanca. Zoti Noka, je i përjashtuar nga seanca. Qytetarët duan të dëgjojnë. Ju çfarë keni, pse doni të heshtni sot?”, Kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Seanca zgjati vetëm 5 minuta, gjatë të cilave kryetarja e Kuvendit u përpoq të injoronte gjendjen kaotike dhe vijoi të lexojë rendin e ditës. Të gjitha pikat kaluan në votim duke miratuar me votat e mazhorancës. Menjëherë më pas, deklarohet mbyllja seancës. Të gjithë, veprime të ndërmarra mekanikisht dhe shpesh pa verifikuar numrin e saktë të votave pro. Madje, në këtë rast janë 73 vota pro, dhe jo 83 siç u deklarua.
Nikolla: “Projektligji “Për buxhetin e vitit 2024″. Hapet votimi në parim. 83 vota pro. Miratohet projektligji në parim. Këtu mbyllet seanca. Seanca e radhës do t’ju njoftohet.”
“Ne kemi parë seanca që mblidhen nga 4 ose 5 minuta, hedline bëhen incidentet dhe jo vendmmarrjet, por në fakt kostoja e vendmmarrjes është shumë e lartë për Shqipërinë. Parlamenti paradhomë e kreut të qeverisë”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
Buxheti i shtetit u miratua në tërësi me 74 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim, por për ironi në votimin për prezencën ishin të pranishëm vetëm 74 deputetë. Në këtë seancë janë paraqitur 3 amendamente nga deputetët e PS, 1 Zheni Gjergji dhe 2 nga Bujar Leskaj. Të tre amendamentet u hodhën poshtë me 75 vota kundër. Më pas kalohet të votimi nen për nen i projektligjit dhe votimi bëhet më karton, 22 nenet e projektligjit miratohen njëri pas tjetrit mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës. Seanca zgjati 7 minuta e 42 sekonda. Vetëm buxheti u miratua brenda brenda 2 minutave e 35 sekondave, po gjatë kësaj kohe u rrëzuar 3 amendementet e socialistëve, propozimi i Zheni Gjergjit u rrëzua me 75 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim, ndërkohë që 2 amendamente te e Bujar Leskajt u rrëzuan me 75 vota kundër, 2 pro, asnjë abstenim.
“Janë kaluar disa ligje që i bëjnë dëm afatgjatë Shqipërisë, p.sh buxheti i shtetit. në të gjithë botën është akti më i rëndësishëm që bën një parlament, aprovon paratë e shtetit për një vit, këtë vit, di gjë njeri se s’ka ka marrë kjo ministri apo ajo tjetra, a është debati për këtë punë a rregulluam ndonjë gjë nga ia që ishte propozimi i ekzekutivit sepse buxheti i shtetit në ndryshim nga shumë gjëra të tjera është ekskluzivitet i parlamentit, jo i qeverisë”, u shpreh Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-së.
Top Channel