Për të kuptuar situatën, mjafton të sjellim një analizë konkrete mbi fakte.

Në seancën e datës 7 Mars 2024 ishin 7 pika në rendin e ditësSeanca e drejtuar nga nënkryetarja Ermonela Felaj zgjati saktësisht 31 minuta. Procesi për projektligjin “Për Burimet Ujore” zgjati saktësisht 12 minuta.

Në këto 12 minuta, nuk pati asnjë diskutim, por plot 180 nene u miratuan përmes një leximi të shpejtë, mekanik pa bërë verifikim të kartonëve jeshilë:

“Ligji për ujërat për administrimin e ujërave në territorin e shqipërisë, një bllok me 200 nene me shumë rëndësi për shtetin shqiptar, nuk u diskutua, di kush gjë për këtë punë asgjë se seanca mbyllet me 7 minuta me 10 minuta”, u shpreh Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-së.

Ndryshimet në ligjin “Për turizmin” u miratuan në vetëm 5 minuta. 39 nene u miratuan duke lexuar në mënyrë mekanike.Normalitetin e ri të seancave mekanike e prishi një ndërhyrje e Elisa Spiropalit, Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ironikisht, fjala e ministres që supozohet të ishte më aktivja në Parlament, vetëm sa konfirmoi krizën e legjislativit: Elisa Spiropali: Kam 4 muaj që nuk e marr fjalën, po e marr meqëështë festa e mësuesit…

“Një student në shkollë nëse nuk ndjek procedurën në provim ai humbet vitin e shkollës, në parlament në mënyrë publike të gjitha procedurat janë shkelur. çdo lloj akti i miratuar që nga data 30 tetor e deri më sot është i paligjshëm, bazuar në rregulloren e kuvendit”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA