Festë tek Juventusi për eliminimin e Napolit, bardhezinjtë kualifikohen në turneun prestigjioz

13/03/2024 11:28

Dita e djeshme solli lumturi në shtëpinë e Juventusit, pavarësisht se nuk mori pjesë në kupat e Evropës këtë vit.

Me eliminimin e Napolit nga Champions League, bardhezinjtë kanë fituar akses në Kupën e re të Botës për Klube të planifikuar në Shtetet e Bashkuara në verën e vitit 2025.

Avantazhi i grumbulluar në renditje vitet e fundit (48 pikë) nuk është tejkaluar nga Napoli, që ndalet në kuotën e 42 pikëve, duke i dhënë skuadrës torineze rolin e ekipit të dytë italian të kualifikuar në këtë turne, pas Interit.

Një “ilaç” për Juventusin, veçanërisht në planin ekonomik. Siç raportohet nga “La Stampa”, përfitimi vetëm pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve të vitit 2025 llogaritet rreth 50 milionë euro: para të çmuara për të lehtësuar një buxhet me dritë të kuqe (më 31 dhjetor 2023 raporti gjashtëmujor ishte negative me 95 milionë).

Për më tepër, prestigji i pjesëmarrjes në një garë globale me ekipet më të mira në botë mund të rrisë më tej të ardhurat. Për të ruajtur këto nivele, megjithatë, nevojiten përforcime cilësore: i pari në listë është Koopmeiners (Soulé dhe Huijsen janë dy futbollistë, kartonët e të cilëve mund të shërbejnë për të ulur çmimin që i ka vënë Atalanta holandezit), më pas janë Samardzic dhe Felipe Anderson.

Top Channel