Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e të hënës në kryeqytetin britanik.

Top Channel, nga burime policore të atjeshme, mëson se viktima është Bajram Luli me datëlindje  09.02.1997.

Ai është me origjinë nga Peqini dhe kisha pak kohë që kishte mbërritur në Shtetin Ishull. Policia Metropolite e cila po heton këtë vrasje nuk ka të arrestuar për ngjarjen apo  zbulimin e motivit.

Paraditen e sotme ata kanë mundur të identifikojnë  familjen e të ndjerit në Peqin, e njoftuar për vrasjen e familjarit të tyre në Londër.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë  të 2024. Bledi Petraj 37 vjec u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024.

Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne  Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara  “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA