Bulqizë, nisin festimet e Ditës së Verës! Fëmijët e kopshteve të qytetit krijojnë atmosferë festive me simbole të festës

13/03/2024 10:48

Në Bulqizë kanë nisur festimet në vigjilje të Ditës së Verës.

Kanë qenë fëmijët e kopshteve të qytetit të Bulqizës të cilët kanë krijuar një atmosferë festive me simbole të kësaj feste.

Nën ritmin e muzikës dhe valleve fëmijët edhe pse me temperaturat e ulëta kanë festuar në pedonalen e qytetit.

Top Channel