Vodhi automjetin e një 20-vjeçari, vihet në pranga autori! Çfarë zbuloi policia, momenti kur autori me kapuç i afrohet mjeteve

12/03/2024 16:30

Një mjet u vodh pasditen e djeshme në Shkodër, teksa policia pas disa orësh ka identifikuar dhe arrestuar autorin.

Autori është 38-vjeçari më iniciale G. T., banues në banues në lagjen “Vasil Shanto”.

Automjeti ishte në pronësi të një 20-vjeçari. Ndër të tjera 38-vjeçari dyshohet se ka vjedhur edhe çantën me sendet personale të cilat i kishte marrë në një tjetër mjet.

“Golf 4” është sekuestruar nga policia përfshirë edhe çantën, ndërsa policia zbuloi se autori e kishte drejtuar mjetin pa patentë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel