Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Berat pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se të arrestuar janë B. Sh., 43 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. GJ., 44 vjeç, banues në fshatin Kozare.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një personi për t’i marrë atij automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel