Raketat godasin një bllok apartamentesh në Ukrainë, të paktën dy të vdekur dhe 30 të plagosur

12/03/2024 19:35

Një raketë ruse ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur 20 të tjerë, pasi goditi bllokun e apartamententeve në një qytet qendror të Ukrainës.

Ky lajm u bë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se po vijojnë kërkimet nën rrënoja.

“Mes të plagosurve rëndë është një fëmijë. Një kërkim është duke u zhvilluar për njerëzit nën rrënoja”, tha ai.

Në sulmin në Kryvyi Rih të plagosur rëndë janë pesë persona, kjo sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak.

 Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës Andriy Yermak përmes Telegram

Top Channel