Romeo dhe Juli kanë debatuar ashpër në prime-n e sotëm të Big Brother VIP, për shkak të ndërhyrjes së këtij të fundit në marrëdhënien e banorit me Heidin.
Sipas Romeos, Juli ndërhyn në marrëdhëniet e çifteve dhe se situatat janë përtej lojës.
Juli: U vendosën pikat mbi ‘i’. E para ka një gjë që e kam bindje dhe e kam thënë është që unë këto të dy i shoh si lojtarë të ndarë nga njëri-tjetri. Meqë zotëria më konsideron që po hyj në mes të tyre, po e them që Heidi është lojtarë më e fortë se ai.
Romeo: Ke 20 vite në televizion ti po hyn mes çiftesh.
Juli: Po pushoi more burrë, respekto formatin. A ke respekt?
Romeo: Është prekur…
Juli: Nëse këta janë të ndarë mua nuk më intereson fare. Por unë nuk e di pse i ka ardhur ndarja këtyre.
Romeo: Ti po flet për dy njerëz që kanë ndjenja për njëri-tjetrin, e po futësh në mes. 42 vjeç artist i madh (e ironizon)
Juli: Ka kanë ardhur veç e veç dhe ende në të njëjtës gjë i qëndroj. Po ta kthejnë kohën mbrapa e kam ndihmuar këtë lidhje.
Ledion Liço: Pse është situata kaq e shqetësuar nga ana jote, kur një banor i shtëpisë komentin për dy lojtarë?
Romeo: Janë disa gjëra që unë mendoj se janë përtej lojës.
Top Channel