Shkencëtarët nga Instituti Suedez Karolinska në Stokholm kanë konstatuar që në bazë të fotografisë së fytyrës në më shumë se 80% të rasteve mund të përcaktohet a është një person i sëmurë apo jo.
Të ballafaquar me fotografitë e personave të sëmurë dhe të atyre të shëndetshëm të anketuarit me 81% saktësi kanë veçuar personat e sëmurë.
Shkencëtarët janë interesuar për karakteristika specifike që i ka ndihmuar të intervistuarit të caktojnë a janë personat në fotografi të sëmurë apo të shëndetshëm. Në rrethin e dytë të hulumtimit janë përqendruar në simptomat vizuale të sëmundjes së fytyrës e cila ka të bëjë me buzë të zbehta, sy të ënjtur apo të skuqur.
Me përjashtim të lëkurës së shkëlqyer të gjithë të anketuarit kanë theksuar faktorët e tjerë si edhe ata në bazë të të cilëve kanë identifikuar të sëmurët në fotografi. Shkencëtarët në punën e publikuar në revistën shkencore Proceedings of the British Royal Society B, kanë paralajmëruar që mbështetja vetëm në analizën vizuale mund të jetë e gabueshme. Fytyrat e personave të pikëlluar apo të lodhur për shembull mund të jenë të zëvendësuara me ato të të sëmurëve.
Top Channel