Hëngrën mishin e breshkës së ujit, humbin jetën 8 fëmijë dhe një grua

12/03/2024 12:55

Tetë fëmijë dhe një grua kanë vdekur pasi kanë ngrënë mishin e një breshke deti.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Pemba, në arkipelagun e Zanzibarit, në Tanzani , ku mishi i zvarranikut detar konsiderohet një delikatesë. Të paktën 78 persona të tjerë u shtruan në spital për helmim të rëndë.

Toksina vdekjeprurëse, nuk ka antidot

Haji Bakari, një mjek në distriktin Mkoani, konfirmoi, në bazë të testeve laboratorike, se të gjitha viktimat kishin të përbashkët se kishin konsumuar mish breshkash detare, e cila në raste të rralla mund të zhvillojë një toksinë që është shumë vdekjeprurëse dhe për të cilat nuk ka kura apo kundërhelm.

Apel nga autoritetet që të mos konsumojnë breshkat e detit

Gruaja që vdiq ishte nënë e dy prej fëmijëve viktima. Autoritetet në Zanzibar, një rajon gjysmë autonom i kombit të Afrikës Lindore të Tanzanisë, kanë dërguar një ekip të menaxhimit të fatkeqësive dhe i kanë kërkuar popullatës që të mos konsumojë breshkat e detit.

Në nëntor 2021 pati një precedent, sërish në ishullin Pemba, ku 7 persona humbën jetën për të njëjtën arsye, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar.

Top Channel