Teksa presin ndeshjen e sotme Arsenal vs Porto për kampionatin evropian’ Champions League’ tifozët londinezë kanë identifikuar me të drejtë gjyqtarin e ndeshjes Clement Turpin, si një sozi të sulmuesit të djathte te skuadrës së tyre, belgut Leandro Trossard.
Konspiracioni i padëmshëm është bërë viral në rrjetet sociale duke bërë të ngrihen spekulime se me atë ngjashmëri fizike, ai nuk do të lejojë Arsenalin të humbasë.
Anglezët kanë humbur ndeshjen e parë në fushën e Porto 1-0 prandaj tifozët besojnë se kësaj radhe do të kenë avantazhin e “vëllait të trossard” që gjykon ndeshjen.
“Ai më duket si Trossard më shumë se vetë Trossard”, shkruante një prej tyre kur mësoi se Turpin do të jetë gjyqtari.
Një tjetër tha me shaka: “Nuk ka mundësi të humbasë Arsenal ndaj Porto pasi ndeshjen e gjykon vëllai i Trossard”.
Ndërsa një tjetër shkonte dhe më thellë në konspiracion: “Askush nuk i ka parë këta në të njëjtën dhomë, ata mund të jenë i njëjti person”.
Top Channel