Gjykata e Lartë vendos sot për “21 janarin”/ Shqyrtohet kërkesa që dosja të hetohet nga SPAK, mbërrijnë familjarët e Aleks Nikës

12/03/2024 13:01

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK.

Familjarët e Aleks Nikës, bashkëshortja Rajmonda Nika dhe xhaxhai,  Mark Nika kanë mbërritur në gjykatë.

Seanca do të zhvillohet ditën e sotme në orën 13.00, me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Një ditë më parë, përmes një letre Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës kërkon që Gjykata e Lartë të vendosë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të regjistrojë hetimin penal për ngjarjen e 21 Janarit 2011.

Sot Gjykata e Lartë vendos nëse dosja do t’i kalojë SPAK-ut apo do të mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA