Banka e Kursimeve Postare e Serbisë ka hapur katër degë në afërsi të katër pika kufitare me Kosovën.

Sipas njoftimit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kjo është bërë me qëllim që qytetarët serbë të Kosovës të marrin pagesat e tyre.

“Këto degë janë vendosur në lokacione sa më të afërta nga vendkalimet, duke qenë se një zgjidhje e tillë teknike është e vetmja e realizueshme në rrethanat që ndodhemi”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se këto degë do të jenë të hapura çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Sipas kësaj zyre, një gjë e tillë vjen pas vendimeve të njëanshme të Kosovës, siç e quajnë ata rregulloren e Bankës Qendrore e cila thotë se e vetmja valutë në Republikën e Kosovës është euro.

Pikat janë në Merdare, Jarinjë, Bernjak dhe Konçul.

Bankomati në fshatin Merdare të Serbisë, i vënë në dispozicion për serbët e Kosovës për të marrë pagat e pensionet e tyre në dinar. Kjo degë e improvizuar është rreth 2 kilometra larg me pikën kufitare, ndërkohë që interesimi ishte i ulët.

Interesimi i serbëve të Kosovës për të marrë pagesat e tyre në dinar ishte më i madh në pikën në Jarinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA