Fshati i vendosur pranë një guroreje të braktisur, thotë se ka një ‘studio muzikore e një distileri për rum.
Mediat britanike krahasonin fshatin e izoluar jashtë shoqërisë moderne, me filmin post-apokaliptik ‘Mad Max’ prej jetesës primitive te banorëve, te të cilit thonë se autoritetet “i urrejnë shtëpitë e tyre natyrale apo skulpturat e ndërutara me hedhurina.
Komuniteti i gurores Trevone është i mbushur me artizanë e punonjës tradite, dhe rrethohet nga një pyll i gjerë e i dendur.
I fshehur në zonën e Cornwall në skajin jugperëndimor të Britanisë, grupi i artistëve sapo ka fituar një gjyq me zyrtarët bashkiakë që tentonin t’i largonin, edhe pse mediat e krahasonin si një përplasje e “Davidit me Golian”
Vendbanimi tyre piktoresk ka pyje të bukur, kopshtin komunitar, disa dynymë me pemtore natyrale mollësh, vende për rritjen e frutave e perimeve, si dhe bimë e koshere bletësh.
Skulptori Rob Higgs, i cili bleu tokën në 2009, thotë se komuniteti tyre “unik” e “i suksesshëm” duhet të përdoret si model për të gjithë Britaninë.
Por bashkia e Cornwall tha se “dëmtonte pamjen” dhe karakterin e vendit prandai tentoi dëbimin e tyre.
Por pas një beteje të gjatë ligjore, Rob tha se 13 bizneset në kampin e tyre kishin marrë miratim për të qëndruar pasi fituan apelin me inpektoriatin e planifikimit.
Gurorja u jep artistëve e artizanëve mundësinë të kryejnë punën e tyre në ambjente me mjete të mira pune.
Ajo ka qenë në përdorim nga vitit 1877 deri në 1992, para se të blihej nga Rob 15 vjet më parë.
Së bashku me artisten Sophie Miller, dyshja thonë se kërkonin të krijonin një vend frymëzues ku të punonin njerëz si ta.
13 bizneset që gjenden aty janë ai i skulptorit të famshëm Tim Shaw, një hekurpunues, distileria Fal River Distillery, artisti Bex Bourne, 99p Films, prodhuesit ushqimorë Falmouth Food Co-Op dhe punonjësi i gurit Joe Taylor.
Rob tregon si arriti të krijonte këtë komunitet: “Bleva këtë guroren e vjetër me të drejtën për të punuar gurin dhe mendova të ftoj artistë për ta kthyer në një vend pune të artit”.
“Zyrtarët e bashkisë fillimisht pranuan dhe sugjeruan që ta emërtoj me përdorim industrial. Por pas pesë vjetësh ata erdhën përsëri dhe thanë se ‘nuk duket si një vend industrial’”.
“Ata thanë se duhet të ishte një pronë industriale, por ne deshëm një komunitetet artistësh”.
“Unë kisha të drejtën madje për të bërë shpërthime në gurore, të cilën ata e quanin ‘e pranueshme dhe e qëndrueshme’, por ne nuk na interesonte”.
Rob shtoi se me ndihmën e komunitetit arriti të mbledhë 80,000 paundë për gjobat dhe apelin gjyqësor.
Artisti i parë që u bashkua me Guroren Trevone ishte Tim Shaw që tashmë ka një ekzibicion të përheshëm në Muzeumin e Luftës në Manchester.
Një tjetër anëtare është Elle Demaus, 32 vjeçare, distiluese rumi që banon prej pesë vjetësh në kamp.
Ajo thotë: “Kam një serë dhe rris erëza për t’i dhënë shijet e duhura rumit. Rob nuk kërkon shumë para nga unë dhe më jep liri për të bërë atë që dua. Më pëlqen shumë bukuria e vendit e qetësia”.
Banorët Kanë një pus që jep ujë falas, ndërsa Rob e përshkruan vendin si një “model industrial i ndërthurur me botën natyrale, duke u bërë një”.
Një zëdhënës i bashkisë tha për çështjen: “Derguam fillimisht urdhrin për zhvillime të paautorizuara në vend por më pas inspektorët kontrolluan ndryshimet dhe i dhanë lejen e duhur të planifikimit”./TheSun/
Top Channel