Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

10/03/2024 15:43

Një tërmet i fortë ka goditur pak minuta më parë Turqinë.

Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 i shkallës rihter, me epiqendër në zonën detare në jugperëndim të Antalias.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalisë dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA