Hakmerret Hezbollah, i përgjigjet me raketa sulmit izraelit që vrau ushtarët e tij

10/03/2024 21:56

Me dhjetëra raketa të gjuajtura në veri të Izraelit i është përgjigjur grupi militant Hezbollah sulmeve izraelite që lanë të vdekur pesë persona në jug të Libanit, përfshirë tre anëtarë të grupit militant.

Hezbollahu, aleat i Hamasit ka hedhur raketat në fshatin izraelit, Meron, që gjendet tetë kilometra nga kufiri me Izraelin dhe po është një baze e madhe të kontrollit ajror izraelit.

Përmes një deklarate grupi militant tha se veproi “në përgjigje të sulmeve izraelite kundër fshatrave në jug dhe shtëpive të civilëve”, veçanërisht duke shënjestruar shtëpinë e një luftëtarit të Hezbollahut në Herbet Selm.

Sulmin me raketa të rebelëve të Hezbollah, e konfirmoi edhe ushtria izraelite të dielën, duke saktësuar se në territorin e tyre grupi që vepron në Libanin kufitar kishte hedhur plot 30 raketa.

Të paktën 312 persona janë vrarë në Liban që nga nisja e dhunës ndërkufitare më 8 tetor, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe 53 civilë, sipas të dhënave të grumbulluara nga AFP-ja.

Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe shtatë civilë janë vrarë, sipas të dhënave të fundit zyrtare. Dhjetëra mijëra persona janë zhvendosur nga luftimet në të dyja anët e kufirit.

Top Channel