U kap me 22 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në fshatin Vashtëmi të Korçës

09/03/2024 13:10

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për prodhim dhe shitje të kanabisit në Korçë.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit F.Xh nga fshati Vashtëmi u gjetën 22 kg kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës. Kanabisi ishte ndarë në pako, gati për shitje. Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti që ky 48-vjeçar kishte në pronësi të tij.

Po punohet për të vënë para përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel