Transportuan një kallashnikov me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, në pranga 2 të rinj

09/03/2024 17:26

Dy persona kanë rënë në pranga pasi transportuan një armë zjarri kallashnikov, me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë. 

Xh. P., 28 vjeç, banues në Yzberisht, dhe F. P., 27 vjeç, banues në Pogradec, u kapën te terminali i autobusëve.

Gjatë kontrollit të çantës personale shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me bajonetë, dhe një mjet prerës thikë. Arma e zjarrit ishte sjellë nga Pogradeci në Tiranë, për tu shitur tek persona të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas që udhëtonin me autobusin e linjës Pogradec-Tiranë, dyshohej se po transportonin një armë zjarri kallashnikov, me qëllim shitjen e saj në Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udhëtarët””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA