Garë në kushte të pabarabarta! Atleti Franko Burraj që u rendit mes më të mirëve të botës stërvitet në stadium

09/03/2024 12:34

Në kampionatin botëror të atletikes që u zhvillua në Skoci, Frank Burraj, arriti të shkruajë historinë duke u bërë i pari atlet shqiptar në një gjysmëfinale të një kompeticioni kaq të rëndësishëm.

Në garën e 400 metrave për meshkuj, atleti shkodran, u rendit mes me të mirëve të botës pavarësisht se garonte në kushte të pabarabarta, në një sallë të mbyllur.

“Në vendin tonë nuk ka salla të mbyllura dhe Burraj stërvitet çdo ditë në stadium. Diferencat janë të mëdha për këto dy lloj garash”, thotë trajneri i tij, Bruno Rrotani.

Top Channel