Zelensky viziton Turqinë/ Diskutime për sigurinë ushqimore dhe bashkëpunimin në mbrojtje

08/03/2024 17:27

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Turqinë ditëbn e sotme për të biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan, për luftën kundër Rusisë, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurinë e eksporteve ushqimore ukrainase.

Presidenca ukrainase njoftoi se dy udhëheqësit po ashtu do të bisedojnë për formulën për paqe prej 10 pikash të Kievit. Formula e Paqes synon t’i japë fund konfliktit, por edhe të lirojë të arrestuarit ukrainas.

Gjatë takimit do të dskutohet edhe për sigurimin e stabilitetit ushqimor botëror përmes transitit të sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

Formula për paqe e Ukrainës bën thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga Ukraina, rivendosjen e kufijve të shtetit të vitit 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe mbajtjen përgjegjëse të Rusisë për veprimet e saj. Kërkesa që janë refuzuar më herët nga Kremlini.

“Një vëmendje e veçantë gjatë vizitës do t’iu jepet projekteve të përbashkëta në sferën e mbrojtjes dhe industrisë”, tha Presidenca ukrainase përmes një njoftimi në Telegram, duke shtuar se Zelensky do të vizitojë një kantier detar ku po ndërtohen pjesë për Marinën ukrainase. Ai po ashtu do të takohet me përfaqësuesit e kompanive turke të mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA