Milan, Ibra: Jemi të kënaqur me Piolin, nëse vazhdon kështu…

08/03/2024 20:52

Zlatan Ibrahimovic foli shkurtimisht rreth situatës së trajnerit Stefano Pioli dhe rolit të ri si drejtues te Milani.

Suedezi do të bëjë merkaton, menaxhimin e operacioneve kryesore, teksa e gjithë zona tekniko-sportive do të jetë nën kontrollin e tij te kuqezinjtë.

Duke nisur nga zgjedhja e trajnerit të ri nëse do të merret vendimi për ndarjen me Piolin, për të cilin ish-sulmuesi shprehet:

Çfarë duhet të bëjë Pioli për t’u konfirmuar? Të vazhdojë siç po bën tani. Ai po zhvillon një punë shumë të mirë, jemi shumë të kënaqur me të”, u shpreh Ibra.

Nuk mungon një koment për rolin e tij te Milani. “Ndihem shumë mirë. Po rritëm, po mësoj dhe po punoj fort. Gjithmonë bëj përparim, përmirësohem me kalimin e ditëve.

Më pëlqen kjo që po bëj, më pëlqen kjo përgjegjësi që kam. Dua t’i jap sa më shumë Milanit”, theksoi Zlatan Ibrahimovic.

Top Channel