Artizani në Gaza krijon fenerë të Ramazanit, për ngritje të moralit mes tragjedisë (fotot)

08/03/2024 18:36

Në Rafah, qyteti kufitar jugor në Gazën e shkatërruar nga bombardimet, shitësit kanë nisur shpërndarjen e fenerëve tradicionale të muajit të Ramazanit me afrimin e muajit musliman të agjërimit.

Një prej artizanëve të zhvendosur nga Jabalia, thotë se tradita është për të “gëzuar” edhe pse “nuk ndjen asnjë gëzim nga brenda.”

Për muslimanët në të gjithë botën, Ramazani është një kohë lutjeje e reflektimi, por banorët e Gazës urimi është vetëm mbarimi i pesë muajve të luftës e vuajtjeve.

Brenda tendës së saj Nevin al-Siksek mundohet të largojë vëmendjen e vajzës të vogël nga masakrat rreth tyre, duke i treguar fenerët plastikë të Ramazanit.

Fenerët janë një simbol muajit të nëntë të kalendarit musliman, që shënohet nga agjërimi nga agimi deri në mbrëmje, si dhe iftaret festive me miqtë e familjarët.

Në Gaza këtë vit këta fenerë janë sinjali i vetëm i muajit të shenjtë, mes shkatërrimit dhe urisë që ka mbuluar territorin e izoluar.

Shumica e popullatës prej 2.4 milionë palestinezësh janë zhvendosur disa herë për t’i shpëtuar bombardimeve teksa tashmë shihen vetëm fëmijë të dobët e të uritur dhe varre masive në rërë.

FOTO GALERI
1/5
Një prej artizanëve të zhvendosur nga Jabalia, thotë se tradita është për të "gëzuar" edhe pse “nuk ndjen asnjë gëzim nga brenda.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA