Zbulohet lokali ku luhej poker në Koplik, organizator ishte 35-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje

07/03/2024 13:49

Një lokal ku luheshin lojëra fati poker dhe makineta është zbuluar nga Policia e Shkodrës në Koplik.

Organizatorë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, ishin një 20-vjeçar dhe 35-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri, të kryer në Koplik, më datë 29.02.2024.

Në pranga ra A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, ndërsa në kërkim është shpallur E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, i cili ishte aktualisht në kërkim, sepse dyshohet se më datë 29.02.2024, në Koplik, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin G. D., 32 vjeç.

Në ambientet e lokalit u gjetën 3 makineta, 1 tavolinë Pokeri, 1 valixhe me çipsa dhe 2 pako me letra për bixhoz, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel